Greqi/ Tragjedi në Sifnos, rrëzohet helikopteri në ishullin e Cikladeve, humbin jetën 3 personat në bord! (VIDEO)

Kosovë&Rajon

Greqi/ Tragjedi në Sifnos, rrëzohet helikopteri në ishullin e

Një tragjedi ajrore ndodhi të hënën pasdite në Sifnos të Greqisë, ku një helikopter privat u rrëzua në ishullin e Cikladeve.

Sipas mediave greke, të tre personat që ndodheshin në bord gjatë incidentit humbën jetën.

Tre trupat (dy burra dhe një grua), ende të paidentifikuar, u gjetën të karbonizuar gjatë shuarjes së zjarrit, i cili u shkaktua nga rënia e helikopterit Bell 206 në zonën e Tholos.

Siç raportohet nga ERT, helikopteri ishte nisur nga Markopoulo, Atikë, dhe banorët raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë në ajër, përpara se helikopteri të rrëzohej.

Lajmi u konfirmua për herë të parë për CNN Greece nga kryetarja e bashkisë së ishullit, Maria Nadali, e cila ndodhej në vendin e rrëzimit të avionit dhe njoftoi se zjarri ishte shuar.

Qendra Operacionale e Zjarrfikësve u informua për incidentin rreth orës 18:17 dhe forcat u mobilizuan menjëherë për t'u përballur me flakët.

ME TE LEXUARAT