Tensione para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë për një çadër!

Aktualitet

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë

Momente tensioni janë shënuar pak më parë në protestën para Kryeministrisë.

Protestuesit kanë vendosur një çadër për t’u mbrojtur nga dielli, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë për largimin e saj.

Pas këmbënguljes së protestuesve policët janë larguar, ndërsa qytetarët kanë përsëritur edhe një herë refrenin e kësaj proteste: Rama jepe dorëheqjen”.

Prej 22 ditësh vijon revolta qytetare ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. 

ME TE LEXUARAT