“Unë kam 10 ditë që i bashkohem kësaj proteste”/ Protestuesi nga Australia: Rama gati të djegë Shqipërinë për të…

Prej disa javësh, qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes aktuale. Mes protestuesve spikasin edhe shqiptarë të diasporës, të cilët kanë lënë jetën e tyre jashtë vendit për t’u bërë zëri i revoltës në kryeqytet.
Një rast i tillë është ai i një emigranti të ardhur posaçërisht nga Australia për t’iu bashkuar tubimit. Në një prononcim të dhënë nga sheshi i protestës, qytetari Paulin Lusha, zbulon se fillimisht nuk e kishte në plan të bëhej pjesë e turmës, pasi e shihte tubimin si të politizuar.
Megjithatë, një incident me flamurin amerikan dhe një thirrje për ndihmë në mes të natës nga miqtë e tij, e kthyen atë në një nga qëndrestarët më aktivë. Prej më shumë se 10 ditësh, ai ka qëndruar në shesh duke u përpjekur të sigurojë mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e incidenteve.