Të shtënat me armë në Durrës, plagosi 21-vjeçarin, identifikohet autori

Aktualitet

Të shtënat me armë në Durrës, plagosi

Një incident është shënuar në Durrës, ku një 21-vjeçar është qëlluar me armë zjarrin.

Policia ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi:

Dyshohet se plagosi me armë zjarri 21-vjeçarin, Policia identifikon 36-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.

Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Sh. D., 36 vjeç, banues në Golem. Po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

ME TE LEXUARAT