"Jam abuzuar që 5 vjeç", Qetësor Ferrunaj bën RRËFIMIN TRONDITËS: I mbaj mend ata persona, di dhe ku jetojnë!

Showbiz

"Jam abuzuar që 5 vjeç", Qetësor Ferrunaj bën

Ish-fituesi i Big Brother Albania, Qetësor Ferrunaj, foli për një traumë të fëmijërisë, të cilën tha se e kishte mbajtur të fshehtë për shumë vite.

Teksa rrëfente në studion e "ABC e Mëngjesit" për familjen dhe fëmijërinë e tij në Dukat të Vlorës gjatë kohës së Komunizmit, Ferrunaj deklaroi se ishte abuzuar që në moshën 5-vjeçare. Sipas rrëfimit të tij, pas abuzimit ai ishte kërcënuar dhe mbajtur nën presion me vrasjen e motrës për të mos treguar atë që kishte përjetuar.

Ferrunaj u shpreh se këtë histori e ndante për herë të parë publikisht, pasi për një kohë të gjatë i ishte dashur të punonte me veten dhe të gjente kurajën për ta përballuar e më pas ekspozuar traumën e përjetuar.

Sipas tij, vendimi për të folur publikisht në këtë moment lidhet edhe me faktin se fëmijët e tij tashmë janë rritur.

Ferrunaj përcolli gjithashtu një mesazh për personat që mund të kenë përjetuar abuzim, duke i bërë thirrje të gjejnë forcën për të kërkuar ndihmë, të përballen me traumën dhe kur të jenë gati, të denoncojnë atë që u ka ndodhur.

Rrëfimi shkaktoi reagime të forta në studio, ndërsa u ngritën edhe pikëpyetje lidhur me momentin e zgjedhur nga Ferrunaj për ta bërë publike këtë histori. Në veçanti, u diskutua fakti se ai ka qenë më herët pjesë e formateve televizive live, ku ka pasur mundësi të flasë publikisht për jetën e tij.

‘Doli që gjyshin na e trajtonin sikur u kishte vjedhur florinjtë anglezëve. Eksperimenti social që u instalua te ne pas vitit 1945 ishte një mekanizëm shumë i sofistikuar. Ne kemi qenë të prekur. Vuajtjet dhe abuzimet që janë bërë mbi mua përshembull, direkt, them po. Në fillim mendoja se mund të jenë gjëra që ndodhin spontanisht.

Çfarë abuzimesh? Abuzim i rëndë po flas, krime kundër njerëzimit. Mund të ketë filluar që 5 vjeç. Unë e kam kaluar, e kam shëruar momentin.

Abuzimi shkon nga ai seksual te tortuar? Gati gati të dyja. Abuzimi seksual lë shenja, të krijon një mungesë dëshire për të shkuar në tualet. Unë e kam studiuar dhe ndaj u shërova.

I njeh abuzuesit? Po pres dokumentacionin për t’u qartësuar. Unë i mbaj mend shumë mirë. I di si emra, si fytyra, i di ku jetojnë, kush janë. Një pjesë janë gjallë.

Ata kishin një mekanizëm të sofistikuar. Shpesh herë më kërcënonin si fëmijë me vrasjen e motrës, për të mos folur. Këta ishin o bashkëpunëtorë të Sigurimit, ose Oficerë. Unë po flas si një njeri që jam shëruar nga kjo gjë, mund të jetë një komunitet i madh. Por që ta shprehësh këtë duhet të kesh ca suksese, jo të jesh pak publik, të kesh studiuar.

Përveç abuzimit, përndjekja ishte e frikshme, edhe në shkolla. Rrahje të rënda. Mësuesi i fillores ma ka shkulur pjesën e veshit. Im vëlla, Ferdinandi ka vdekur në kushte të panjohura, ka vdekur i vogël. Ka shumë pikëpyetje’, tha mes të tjerash Ferrunaj.

ME TE LEXUARAT