Anëtarësimi në BE do rrisë të ardhurat/ FMN: Në një dekadë të ardhurat për frymë parashikohet të rriten me 35%

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të ndikojë direkt në xhepat e qytetarëve duke rritur të ardhurat. Vlerësimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport ku vlerësohet avancimi i negociatave me BE dhe përfitimet që pritet të ketë ekonomia shqiptare.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar anëtarësimi në BE mund të ndihmojë në rritjen e PBB-së për frymë në Ballkanin Perëndimor deri në 35% brenda një dekade.
Përfitimet parashikohen të vijnë në disa drejtime si qasja në një treg të vetëm, të përmirësim i financimeve, transferimet e teknologjisë, por përfitimet e qëndrueshme lidhen edhe me një qeverisje më e fortë, duke përfshirë sundimin e ligjit, cilësinë rregullatore dhe masat kundër korrupsionit.
Shqipëria është ndër vendet më të avancuara të rajonit në procesin e negociatave. Sipas FMN-së, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë hapur të 33 kapitujt e negociatave, ndërsa Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 16 prej tyre.
Shtimi i përfitimeve ekonomike dhe fnanciare sipas FMN do të kërkojë reforma të qëndrueshme dhe përdorim efektiv të fondeve të BE-së, ndërsas blloku ka ndarë 6 miliardë euro për reformat dhe programin e rritjes në Ballkanin Perëndimor.
Aktualisht të ardhurat për frymë të shqiptarëve parashikohen mbi 1 mijë eurove në muaj. Qeveria ka miratuar kuadrin makroekonomik dhe fiskal për vitet 2027-2029 ku janë hartuar projeksionet për ekonominë shqiptare në 4 vitet e ardhshme. Gjatë këtij viti parashikohet që të ardhurat për një indiv përgjatë një viti të tejkalojnë vlerën e 12 mijë eurove duke arritur në 14.4 mijë euro në vitin 2029.


