"Ta shporrim këtë klasë politike" / 100 ditë revoltë dhe rezistencë, emigranti: Të bëhemi bashkë të zhdukim të keqen

Aktualitet

"Ta shporrim këtë klasë politike" / 100 ditë

Një emigrant nga Italia pjesëmarrës në protestën e 100-të kundër qeverisë, ka bërë thirrje për vijimin e protestave dhe bashkimin e qytetarëve për largimin e qeverisjes aktuale.

Ai akuzoi klasën politike për bashkëpunim dhe hodhi akuza ndaj mënyrës së qeverisjes në vend.

Ai e cilësoi largimin e qeverisjes një detyrim dhe kërkoi që protestat të vijojnë deri në realizimin e këtij qëllimi.

“Ta shporrim këtë klasë politike. Këta janë bashkë. Këtu në Shqipëri shteti ka mafie. Është detyrim që ta largojmë këtë qeverisje.

Këta duhet të ikin. Protesta duhet të vazhdojë dhe të bëhemi bashkë për ta zhdukur këtë të keqe”, tha emigranti.

ME TE LEXUARAT