"Pakënaqësia është rritur" / Këshilltari strategjik për protestat në Tiranë: Jam i impresionuar nga tubimet, njerëzit duan dinjitet

Politikë

"Pakënaqësia është rritur" / Këshilltari

Mark Finlay, këshilltar strategjik ndërkombëtar për Gjeopolitikën i ftuar në News24 tha se Shqipëria është një vend që kërkon ndryshim. Ai tha se është i impresionuar nga protestat.

“Shqipëria kërkon ndryshim dhe progresin që duhet bërë.

Unë kam takuar burra dhe gra, që ndajnë mendimin se në vend duhet të ketë ndryshim. Duhet të ketë progres. Jam i impresionuar, që ka pasur protesta të qëndrueshme, paqësore, kundër qeverisë, që kërkojnë ndryshim, janë 100 ditë në vere protesta.

Jam i impresionuar nga protestat. Shpresoj që të informohem më shumë, që kur të kthehem në SHBA, të mund të them se çfarë pashë në Tiranë”, tha Finlay.

Mark Finlay shtoi se mendon se protesta vjen nga mungesa e progresit.

“Mendoj se protesta është nga mungesa e progresit.

Kjo nuk ka të bëjë dhe aq me Zvërnecin apo Sazanit, por ka të bëjë me mundësitë, sepse rinia dëshiron të shikojë mundësi ekonomike. Ne duam që të shohim njerëzit me shtëpi që t’i kenë në pronësi, të jenë të kënaqur dhe të duan të qëndrojnë në atdheun e tyre.

Unë shpresoj që të ketë investime, që të rriten vendet e punës, të rritet ekonomia dhe t’u japin njerëzve mundësi që të rrisin fëmijët në Shqipëri”, deklaroi Finlay.

ME TE LEXUARAT