"Kanë ardhur grup i gatshëm" / 100 ditë protestë para Kryeministrisë, Xhemalaj: Po na bllokojnë instalacionin

Aktivisti Ilir Xhemalaj ka denoncuar sot nuk janë lejuar të vendosin një instalacion me foto me rastin e 100 ditëve të protestës para kryeministrisë.
Sipas Xhemalajt, një grup personash të angazhuar nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe drejtues të policisë, kanë ndërhyrë për të mos lejuar vendosjen e instalacionit.
“Shteti nuk lejon instilacionin e sotëm për 100 ditët. Me Fotot që janë bërë gjatë këtyre 100 ditëve. Kanë ardhur grup i gatshëm.
Ja dhe shefi dhe nuk lejojnë të vendosin instilacionin për 100 ditët me foto. Duket që shteti trembet nga fotografitë. Sot më shumë, të gjithë në shesh”, shprehet ai.


