VERA KALOI/ Meri Shehu bën parashikimin e shtatorit: Kush janë shenjat me fat dhe ato që do u shkojë ‘ters’

Meri Shehu ka bërë parashikimin për të gjithë të pasionuarit e horoskopit dhe “meraklinjtë” e fatit.
“Është një shtator shumë i rëndësishëm dhe është ai muaj që presim gjithë ekuilibrimin. Kemi lajme të rëndësishme, futet Afërdita në Akrep më datë 10. Kjo do të thotë se ndjenjat tona do bëhen shumë fondamentale. Më datë 15 kundërshtohet me Plutonin në Ujor.
Pra, ndryshon shumë spektri romantik, por mund të ketë dhe ndarje. Në të njëjtën kohë, kemi edhe Mërkurin, i cili futet në datën 10 në Peshore dhe kjo është një lajm i bukur, se na jep komunikim, harmoni, bashkëpunim.
Ka një Hënë të re për Virgjëreshat më datë 11, ka disa ndryshime të mëdha e të bukura për këtë shenjë. Gjithashtu, një Hënë të plotë në shenjën e Dashit, më datë 26, ku do të marrë pjesë dhe Neptuni, por që të nxjerrë paksa nga realiteti.”- tha astrologia për "TV Klan".
Më poshtë keni renditjen e shenjave për këtë shtator, nga astrologia, Meri Shehu.
12. Peshqit
Jupiteri tashmë është futur në Luan dhe Peshqit nuk duhet të pretendojnë gjëra shumë të mëdha. Jeta e përditshme mund të jetë e zhurmshme, por nuk do të sjellë gjë konkrete. Ky kundërshtim, më datë 12 dhe në datën 15 i Afërditës në Akrep me Plutonin, më datë 12 do ketë zhgënjim në çështjet ekonomike, ndërsa më 15 një çështje shumë e rëndësishme ligjore dhe ekonomike mund të mpleksen bashkë. Duhet pasur kujdes në mesin e muajit shtator. Megjithatë, ëndrrat vazhdojnë më tej. Më datë 27 futet Marsi në shenjën e Luanit, kështu që për Peshqit këtu do ketë shumë intensitet.
11. Demi
Edhe pse është një shenjë e fortë, do merret me çështjet e shtëpisë, por në datën 12 do ketë një propozim pune, por dhe një humbje pune. Demët nuk e marrin dot veten, do ketë debat familjar shumë të fortë. Afërdita përballë tyre është dhe partneri i tyre, Plutoni është në shtëpinë e tyre dhe krijohet një vorbull e vështirë në jetën e Demëve, e sidomos në jetën në çift.
10. Bricjapi
Bricjapët e patën të vështirë vitin, se kishin Jupiterin përballë, por disa dhe kanë përfituar. Por meqë tashmë Jupiteri u fut në Luan, do merren me çështjet ekonomike. Do bëhen energjikë pas datës 27, por dhe do shpenzojnë shumë. Do t’i kapë ajo mania që unë o do shpenzoj shumë të bie në sy, të jem në qendër të vëmendjes dhe do bëj bam, o s’ka. Ndoshta janë të lodhur dhe duan ta bëjnë këtë bam, por nuk është e lehtë. Duhet pasur kujdes. Është shenja që do preket direkt me futjen e Diellit në Peshore, sidomos në çështje karriere e familje, por dhe nga Mërkuri që futet në Peshore, më datë 12. Është një ditë e vështirë data 12, edhe e mirë ekonomikisht, por dhe problematike me çështjet familjare.
9. Gaforrja
Vera kaloi dhe fokusi tashmë mbetet tek çështjet ekonomike. Do ketë shumë intensitet pas datës 27, do luftojnë shumë për të mbrojtur çështjet e tyre ekonomike. Por çfarë ndodh rreth datës 15? Afërdita në Akrep ka të bëjë me erotizmin e Gaforres, do përballet shumë me Plutonin. Aty do ndihen shumë të pasigurt në çështjet erotike. Ata që kanë marrëdhënie në dilema në këtë periudhë, pa kaluar data 15 nuk duhen marrë vendime.
8. Dashi
Duhet të presin fundin e shtatorit, në datë 27 futet Marsi në Luan, edhe Jupiteri në Luan dhe Dashët bëhen të papërmbajtshëm në forcën e tyre krijuese, në dashuri… Por deri atëherë çfarë ndodh? Deri atëherë ka kundërshtime të forta. Dielli në Peshore do t’i kundërshtojë, Mërkuri në Peshore do t’i kundërshtojë. Ka tendenca kundërshtimesh. Kemi Hënën e plotë në shenjën e tyre më datë 26, kështu që Dashët do jenë të rrethuar nga shumë energji, kujdes në datat 10, 12, 15, sepse këtu luhen shumë karta të fshehta qoftë në ekonomi, bashkëpunime, mund të ketë dhe marrëdhënie të ndërlikuara në çift.
7. Shigjetari
Fundi i shtatorit do i gjejë mirë ekonomikisht. Data 15 është shumë e vështirë, por dhe për një çështje pune, apo dhe për ndonjë debat të rëndësishëm familjar, ose në plan të tyre që mund të dështojë apo të spiunohet. Shumë Shigjetarë duhet ta kenë kujdes këtë gjë, rreth mesit të shtatorit. Data 12 ka një opsion shumë të mirë, një marrëveshje, një takim shumë të rëndësishëm, por ka dhe një zhgënjim në diagonalen e dashurisë dhe të miqësisë.
6. Virgjëresha
Është muaj i tyre, e një Hënë të re në shenjën e tyre, që kërkon produkt. Shumë Virgjëreshë do kërkojnë një fillim të ri për të pasur një produkt të rëndësishëm. Në datën 12 duhet të kenë kujdes në një çështje të rëndësishme ekonomike, pasi mund të ketë një rrjedhje të fitimeve. Por mund të ketë edhe një gjë shumë të mirë sa i përket projekteve të tyre në përgjithësi. Afërdita në Akrep do i ndihmojë shumë ekonomikisht, edhe datën 15 duhet pasur kujdes, se nuk ka gjëra që shkojnë siç duhet lidhur me punën, shëndetin, por më pas gjërat fillojnë e menaxhohen me kujdes e do marrin hov të mirë. Pas datës 27 nuk duhet lodhur shumë.
5. Binjakët
Duket se projektet e tyre po ecin. Pas datës 27 do ecin akoma më mirë, por deri atëherë ka një çështje familjare që duhet zgjidhur, e cila është e bllokuar deri më datë 12 dhe sado të tentojnë nuk e zgjidhin dot. Me Hënën e plotë më datë 26 në Dash mund të merrnin një njohje shumë të rëndësishme ose projektet e tyre mund të favorizohen. Me dashurinë do ecin shumë mirë. Kujdes vetëm në lidhje me punën në datën 15, pasi mund të kenë një humbje, një vjedhje…
4. Ujori
Është një nga shenjat që raportin me të gjithë planetet e ka shumë mirë dhe disa astrologë mendojnë që meqë kanë Jupiterin përballë mund të kenë ndonjë problem. Por Jupiteri përballë tyre është një shans, se kur të vjen nxjerr të këqijat e të tjerëve dhe të bën më koshient për problemet që mund të kenë. Shumë planete në Peshore janë shumë pozitivë, por kujdes nga ndonjë zhgënjim nga ndonjë mik apo projekt që është paksa i paqartë. Afërdita në Akrep u jep një shans shumë të mirë në çështjet e karrierës, vetëm në datën 15 kujdes se mund të bien pre e xhelozive.
3. Akrepi
Janë një nga shenjat e favorizuara të majit, se futet Afërdita në datën 10 në shenjën e tyre, kështu i ëmbëlson, u jep lekë e harmoni. Por dhe Jupiteri në Luan është në shtëpinë e dhjetë për ta, madje është më i favorizuar se vetë Luanët. Do bëjnë emër, famë, apo mund të ketë dhe fejesa. Më datë 15 duhet t’i japin fund një gjëje që nuk është normale, përndryshe Afërdita nuk i ndihmon të ecin përpara.
2. Peshorja
Mund të ishin në vendin e parë, por nuk është për shkak të përballjeve të vështira me Neptunin, Saturnin, në datën 18. Mërkuri që futet në Peshore në datën 10, kundërshtohet me Saturnin në Dash, kjo do jetë dita më e vështirë për Peshoret, sidomos për ato që kanë pushtet e famë, sepse do futen në një kornizë të vështirë, të ngushtë. Nuk do bëjë dot gjëra. Nga ana ekonomike do të jenë të favorizuara, vetëm kujdes dhe në datën 15, në një humbje të çuditshme ekonomike, ose në një projekt personal që nuk shkon ashtu siç duhet. Përjashtuar këtyre datave, Peshoret do të jenë të harmonizuara në ekonomi, në dashuri, u futet Dielli në shenjën e tyre e japin ekuilibrin.
1. Luani
Mund të ishin Peshoret në vend të parë, po Luanët kanë dy aleatë shumë të rëndësishëm. Planetet në Peshore janë aleatë për ta, por dhe Hëna në Dash quhet erotike për ta, por me një problem në çështjet ligjore, udhëtime, kontaktet me jashtë, kujdes në lidhjen me punën në datën 11 me Hënën e re në Virgjëreshë dhe me çështjet e rëndësishme ekonomike. Këtu mund të thyhet diçka, ata që e mendonin shumë të rregulluar mund të rifillojë nga e para. Nuk është viti i tyre ekonomik, por mund t’u jepet mundësia për një rrugë të re.


