Sot shembet objekti i fundit pa leje në Theth, qytetarët nga Mirdita nisen drejt Thethit

Aktualitet

Sot shembet objekti i fundit pa leje në Theth, qytetarët nga Mirdita

Sot pritet të shembet edhe godina e fundit pa leje në Theth, në përmbyllje të një aksioni disa ditor nga IKMT, i shoqëruar nga tensione dhe përplasje mes banorëve dhe forcave të rendit. Aksioni ka ngjallur reagime të forta në komunitet dhe përtej tij.

Në shenjë solidariteti, një grup qytetarësh dhe aktivistësh nga Mirdita janë nisur këtë të martë drejt Thethit. Nisma, e titulluar “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, synon të dërgojë një mesazh të fortë mbështetjeje për banorët e zonave të Shalës dhe Shoshit.

Organizatorët thanë se kjo nuk është një protestë formale, por një thirrje për ndërgjegjësim të thellë shoqëror, në mbrojtje të jetesës, tokës dhe trashëgimisë kulturore të këtyre trevave historike. “Kjo është një çështje kombëtare, jo thjesht lokale,” theksuan pjesëmarrësit.

Sipas tyre, veprime të tilla duhet të marrin në konsideratë jo vetëm ligjin, por edhe kontekstin social, historik dhe njerëzor. “Mbrojtja e dinjitetit dhe vlerave tona nuk është thjesht një betejë lokale – është një borxh kombëtar”

ME TE LEXUARAT