Zjarri në Drenovë s’ndalet prej dy ditësh, pritet ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen

Aktualitet

Zjarri në Drenovë s’ndalet prej dy ditësh, pritet

Zjarri që përfshiu zonën malore të Drenovës në Mallakastër prej së dielës, vijon të jetë aktiv edhe këtë të hënë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të dendur.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar, por situata mbetet problematike dhe në monitorim të vazhdueshëm.

Rreth 30 efektivë të ushtrisë janë angazhuar për të ndihmuar forcat zjarrfikëse dhe ato të mbrojtjes civile, të cilat po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thepisur. Përdorimi i mjeteve zjarrfikëse është praktikisht i pamundur në këtë zonë, çka ka vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.

Për këtë arsye, autoritetet janë në pritje të ndërhyrjes nga ajri, e konsideruar si mënyra e vetme efektive për izolimin e zjarrit. Paralelisht, po hapen breza sigurie për të parandaluar përhapjen drejt zonave të banuara.

Banorët janë të alarmuar dhe disa prej tyre kanë nisur të largojnë bagëtitë dhe të marrin masa vetëmbrojtjeje.

ME TE LEXUARAT