Situatë e vështirë në Mirditë/ Dy vatra masive zjarri rrezikojnë shtëpitë, nis evakuimi i banorëve!
Lajmifundit
/
21 Gusht 2026, 14:58
Aktualitet

Dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.
Korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda, bën me dije se deri tani janë evakuuar 4 familje, ndërsa situata mbetet e vështirë dhe pritet që, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.
Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.


