"Shqipëri e Re" – 93 ditë revoltë / Protestuesit drejt Kryeministrisë me thirrjet: "Arrestoni Ramën dhe Ballukun!"
Lajmifundit
/
31 Gusht 2026, 20:08
Aktualitet

Protestuesit, pasi u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, nisën marshimin drejt Kryeministrisë teksa shënohet dita e 93-të e protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.
Ata bëjnë thirrje njëzëri për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si dhe arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë.
Protestuesit përmendin gjithashtu edhe thirrjet kundër liderit të opozitës, Sali Berisha, si dhe ndaj ish zv kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku.
“Shqipëri e re”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Arrestoni Ballukun”, përsërisin ata duke kërkuar një Shqipëri të lirë.


