“Do qëndroj deri në fund!”- Emigranti nga Suedia në protestën e 93-të: Ka shumë arsye për të protestuar!

Aktualitet

“Do qëndroj deri në fund!”- Emigranti nga Suedia në

Një emigrant shqiptar që prej 30 vitesh jeton në Suedi është bërë pjesë e protestës së 93-të kundër qeverisë dhe keqqeverisjes. 

Ai tha se kishte ardhur posaçërisht në Shqipëri për t’iu bashkuar qëndresës dhe se do të qëndrojë në shesh deri në përfundim të protestës.

Më tej, ai renditi disa prej problematikave dhe arsyeve që i ka bërë shqiptarët të dalin në protestë dhe u bëri apel fermerëve që t’i bashkohen për të shprehur shqetësimet e tyre.

“Kudo që shkojmë, njerëzit ankohen për spitalet, për padrejtësitë që i bën nëpër administrata, për pensionet e ulëta, për qeverinë e keqe, ankohen fermerët… Të vijnë për t’i treguar se ka njerëz ky vend dhe se është i shqiptarëve, jo për ta shitur”, tha ai

Emigranti nga Suedia: Unë kam 30 vjet që jetoj në Suedi dhe erdha ju bashkova protestës, për arsye se kanë të drejtën e tyre për t’i kërkuar një qeverie të korruptuar, që nuk pyet për njerëzit, për spitalet e për shumë të tjera. Ka shumë arsye për të protestuar.

Kam ardhur enkas vetëm për protestën dhe do të qëndroj deri sa të qëndrojë protestuesi i fundit. Kudo që shkojmë, njerëzit ankohen për spitalet, për padrejtësitë që i bën nëpër administrata, për pensionet e ulëta, për qeverinë e keqe, ankohen fermerët.

Nuk e kuptoj pse nuk bashkohen fermerët e Korçës, Lushnjës, Vlorës, sepse vetëm ankohen nëpër kafe dhe në klube dhe nuk vijnë këtu ku është mejdani, të vijnë për t’i treguar se ka njerëz ky vend dhe se është i shqiptarëve, jo për ta shitur.

ME TE LEXUARAT