Berishës i del viza amerikane, zbardhet grupi që do të udhëtojë me të në SHBA

Politikë

Berishës i del viza amerikane, zbardhet grupi që do të

Sali Berisha është pajisur me vizë amerikane dhe pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara. Sipas ”TCH”, kreu i PD-së është njoftuar për miratimin e vizës, ndërsa gjatë paradites së së martës pritet të tërheqë pasaportën pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Berisha pritet të udhëtojë drejt SHBA-së së bashku me një delegacion ku bëjnë pjesë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, si dhe Enri Ceno, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në PD.

Lajmi për pajisjen me vizë vjen vetëm pak orë pasi vetë Berisha deklaroi se dokumentet e tij për udhëtimin ndodheshin ende në Ambasadën Amerikane dhe se nuk kishte marrë njoftim për pasaportën.

Vetë Berisha tha këtë të hënë se vizita pritet të zhvillohet në Teksas, ku ai synon të marrë pjesë në një konferencë të republikanëve amerikanë, në kuadër të një delegacioni të Unionit Demokratik Ndërkombëtar.

ME TE LEXUARAT