Gjykata e Lartë e SHBA-së jep dritën jeshile për vijimin e ndërtimit të sallës së re të pritjeve në Shtëpinë e Bardhë

Bota

Gjykata e Lartë e SHBA-së jep dritën jeshile për vijimin e

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, me një vendim të dhënë të hënën, i ka hapur rrugë presidentit Donald Trump që të vijojë ndërtimin e sallës së re gjigante të pritjeve në Shtëpinë e Bardhë

Me 5 vota pro dhe 4 kundër, gjyqtarët rrëzuan kërkesën e një grupi që mbron trashëgiminë kulturore, i cili kërkonte pezullimin pa afat të projektit të debatueshëm.

Kundër vendimit votuan tre gjyqtarët liberalë të Gjykatës së Lartë, si dhe kryetari i saj, John Roberts.

Vendimi i Trump për të shembur Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë, me qëllim ndërtimin aty të një salle vallëzimi, shkaktoi reagime të ashpra.

Gjatë vijimit të projektit, ai u zgjerua më tej, duke përfshirë edhe ambiente të veçanta për përballimin e kërcënimeve nga dronët, ndërsa buxheti i parashikuar për ndërtimin është rritur vazhdimisht.

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë deklaron se punimet për projektin kanë përfunduar në rreth 65%.

ME TE LEXUARAT