Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, një i plagosur
Lajmifundit
/
27 Prill 2024, 20:55
Aktualitet

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në orën 18:11 në lagjen “Dergut” të Shkodrës.
Për pasojë pronarja e shtëpisë A.M është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit


