Shkuan në Itali për turizëm, çifti shqiptar kapet me kokainë! Kur panë karabinierët, u përpoqën që…

Aktualitet

Shkuan në Itali për turizëm, çifti shqiptar kapet me

Një çift shqiptar është kapur në trafik kokaine në Itali, ku kishin shkuar për turizëm.

Të arrestuarit janë një i ri 23-vjeçar dhe një vajzë 22-vjeçare, që u arrestuan nga karabinierët në Terni pasi u kapën me 36 gramë kokainë.

Të dy, të cilët kishin mbërritur në Itali me vizën e zakonshme turistike, u ndaluan në një makinë të parkuar në Strada del Borghetto, midis Perticara dhe Via Ipocrate. Pasi panë oficerët, çifti u përpoq të fshihej në makinë.

Megjithatë, oficerët e vunë re këtë përpjekje dhe vendosën të hetonin më tej. Të fshehura midis sediljeve, u gjetën disa pako që përmbanin doza të ndryshme kokaine, me peshë afërsisht 36 gramë.

Duke ndjekur procedurat formale, të dy u arrestuan, informon media italiane.

Gjykatësi i Gjykatës së Ternit, pasi vlerësoi arrestimet, urdhëroi që ata të ndaloheshin të qëndronin në provincën e Ternit.

ME TE LEXUARAT