SHBA mbështesin sërish Altin Dumanin, e ngarkuara me punë: Faleminderit për guximin e tij

SHBA kane shprehur edhe njehere diten e sotme vleresimin per prokurorine e posacme SPAK dhe partneritetin me drejtuesin e saj Altin Dumani.
Ne nje postim ne faqen zyrtare te ambasades njoftohet se sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni.
Sipas njoftimit, Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.
Gjate qendrimit ne SPAK, e ngarkuara me pune e SHBA, takoi vec Dumanit, edhe prokuroret Adnand Xholi, Bledar Maksuti, Maniola Kajana, Behar Dibra, etj.
Ambasada ne njoftim fton te lexoni më shumë rreth fokusit të Administratës Trump për ndjekjen penale të anëtarëve të karteleve dhe organizatave kriminale që bashkëpunojnë me ta: Ketu


