Justin Bieber i përgjigjet zërave për ndarjen nga Hailey me një mesazh të qartë

Pas muajsh zërash dhe spekulimesh për një krizë në martesën e tyre, Justin Bieber ka dhënë një sinjal të qartë që rrëzon çdo dyshim: marrëdhënia me Hailey-n është ende e fortë dhe e mbushur me dashuri.
Në një postim në Instagram, këngëtari ndau disa foto romantike nga pushimet e tyre në Mallorca, ku çifti shfaqet në përqafime të ngrohta buzë detit, duke shijuar perëndimin e diellit.
Në njërën prej tyre, Justin ka shkruar thjesht: “my forever and always”, një mesazh që i ka dhënë fund spekulimeve për divorc.

Sipas revistës People, ky postim është interpretuar si përgjigjja e drejtpërdrejtë e Justin-it ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar muajt e fundit.
Nga ana tjetër, media spanjolle Los40 ka raportuar se çifti po kalon kohë të qetë familjare në Puerto de Andratx, së bashku me të birin Jack Blues, në një vilë luksoze buzë detit.
Edhe pse në javët e fundit kanë qarkulluar lajme për tensione mes tyre, përfshirë referenca të Justin-it për “detox emocional” dhe periudha reflektimi, fotoja dhe mesazhi i fundit tregojnë se lidhja e tyre po vazhdon me përkushtim dhe dashuri.


