Rrufeja godet tufën me dhi në Shebenik, ngordhin 15 bagëti, bariu i moshuar shpëton për mrekulli

Aktualitet

Rrufeja godet tufën me dhi në Shebenik, ngordhin 15 bagëti, bariu

Sipas informacioneve të siguruara nga banorë dhe barinj të zonës, gjatë stuhisë janë regjistruar dhjetëra goditje rrufesh në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në Malësinë e Sopotit, Polisit, Xhyrës, Dardhës dhe Spatharit, duke krijuar momente paniku dhe frike për banorët që ndodheshin në kullota dhe zona të hapura.

Në fshatin Spathar në Njësinë Administrative Qendër , në vendin e njohur si “Arrës” një tufë  me dhi është goditur nga rrufeja. Si pasojë e shkarkesës së fuqishme elektrike, 15 bagëti kanë ngordhur në vend, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik familjes së bariut Shaban Kurti.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme po kryhen procedurat për groposjen e tufës së bagëtive të ngordhura, me qëllim shmangien e problemeve sanitare dhe mbrojtjen e mjedisit. Autoritetet lokale dhe veterinarët janë angazhuar për ndjekjen e situatës dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fenomenet atmosferike.

ME TE LEXUARAT