Roskovec/ Pas vetëvrasjes së 35 vjeçarit Refit Buzi, zona rrethohet nga policia, mbërrin ambulanca

Aktualitet

Roskovec/ Pas vetëvrasjes së 35 vjeçarit Refit Buzi, zona

Pamjeti, tregojnë momentet pas përfundimit të operacionit në Roskovec.

Në video shihet automjeti ku ishte ngujuar 35-vjeçari, me dyert e hapura, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s.

Operacioni përfundoi pasi 35-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit, plagosjen e ish-vjehrrës dhe marrjen peng të ish-bashkëshortes, vrau veten.

Zona vijon të mbahet e rrethuar, ndërsa priten veprimet e grupit hetimor dhe ekspertëve për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT