Roskovec/ Kanalet jashtë funksionit, 20 mijë hektarë në Zharrëz dhe Luar prej vitesh pa vaditje

Rreth 20 mijë hektarë tokë bujqësore janë pa ujë për vaditje, prej më shumë se 35 vitesh në Zharrëz dhe Luar të Bashkisë Roskovec.
Dy rezervuarët e kësaj zone nuk arrijnë të furnizojë tokat për shkak të amortizimit të infrastrukturës vaditëse.
Vetëm në Zharrëz janë rreth 600 familje që jetojnë kryesisht me bujqësi. Për të siguruar ujë, një pjesë e tyre kanë hapur puse, ndërsa shumë të tjerë, të pamundur për të përballuar kostot, i kanë lënë tokat djerrë.
Agronomi Ardian Rama tregon se mungesa e investimeve e ka lënë këtë zone të thahet për ujë. Kanalet vaditëse janë jashtë funksionit dhe në shumë segmente nuk kalon më asnjë pikë ujë.
Kryeplaku i fshatit, Abedin Hoxha, thotë se situata kërkon ndërhyrje urgjente.
Mungesa e vaditjes ka ndikuar ndjeshëm jo vetëm në rënien e prodhimit bujqësor, por edhe në shpopullimin e zonës.


