Bota para një El Nino më ekstremi në 140 viteve të fundit?

Një valë shumë e fortë e nxehtësisë do të prekë pjesën më të madhe të Evropës perëndimore dhe qendrore në ditët në vijim, në atë që njihet edhe si fenomeni “El Nino”.
Në vende si Franca, Gjermania, Anglia, Austria dhe Spanja, temperaturat shumë të larta tashmë po regjistrohen, ndërsa zhiva mund të kalojë 40 gradë në Francë dhe të arrijë 32 deri në 33 gradë edhe në Britaninë e Madhe.

Këto janë vlera veçanërisht ekstreme për këto rajone.
Në Paris, për shembull, temperatura maksimale normale në qershor është rreth 23-24 gradë, ndërsa në ditët në vijim mund të arrijë 41 deri në 42 gradë.
Çfarë është një kupolë termike?
Nxehtësia intensive shoqërohet me një anticiklon të fortë, i cili krijon një “kupolë termike”.

Thënë thjesht, atmosfera vepron si një kapak që bllokon ajrin shumë të nxehtë mbi të njëjtën zonë. Ajri zbret, ngjeshet dhe nxehet më shumë, ndërsa retë dhe erërat zvogëlohen. Kështu, nxehtësia amplifikohet dhe mbahet për disa ditë.
Lagështia e shtuar e bën situatën edhe më të vështirë, pasi trupi i njeriut nuk mund të ftohet lehtë. Në të njëjtën kohë, netët shumë të nxehta rrisin stresin nga nxehtësia, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe ata me probleme shëndetësore.
Roli i ndryshimeve klimatike
Çdo valë e nxehtësisë shkaktohet nga kushte specifike atmosferike. Megjithatë, sot këto fenomene ndodhin në një planet që është tashmë më i ngrohtë.

Ndryshimi i klimës nuk e krijon vetë kupolën e nxehtësisë, por i amplifikon efektet e saj. Valët e nxehtësisë tani mund të ndodhin më shpesh, të zgjasin më shumë dhe të arrijnë temperatura më të larta.


