Momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojat e sigurisë nuk lejojnë sulmuesin të hyjë në kampin stërvitor (Video)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në kampin stërvitor të Spanjës në Tennessee, ku sulmuesi i kombëtares, Borja Iglesias, u ndalua fillimisht nga stafi i sigurisë dhe nuk u lejua të hynte në ambientet e ekipit.
Sipas një videoje të publikuar nga “El Chiringuito TV”, punonjësit e sigurisë nuk e njohën futbollistin spanjoll dhe refuzuan t’i jepnin akses, pavarësisht se ai u shpjegoi se ishte pjesë e kombëtares.
“Jam sulmues i ekipit kombëtar, duhet të hyj brenda”, mësohet t’u ketë thënë Iglesias, por kjo nuk mjaftoi për t’i bindur rojet.
???? La ANÉCDOTA más SURREALISTA de BORJA IGLESIAS.
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 18, 2026
???????? El delantero de la selección no podía entrar al centro de entrenamiento... porque no le reconocían. pic.twitter.com/8OI833Um8y
Pas disa telefonatave dhe verifikimeve shtesë, 33-vjeçari më në fund u lejua të bashkohej me shokët e skuadrës.
Ngjarja u bë virale në rrjetet sociale dhe u konsiderua si një nga episodet më komike të Botërorit, duke përfunduar pa asnjë problem dhe duke shkaktuar të qeshura mes tifozëve dhe futbollistëve.


