“Revolucion”/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Edhe këtë të premte qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për protestën kundër projektit në Zvërnec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Qyterarët dëgjohen të brohorasin, ‘Revolucion’, Shqipëria e shqiptarëve’.
Një ditë më partë protestuesit kërkuan anulimin e planit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, duke ngritur gjithashtu një sërë kërkesash të tjera ndaj qeverisë. Protestuesit kërkuan shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe dorëheqjen e qeverisë.
KËRKESAT E PROTESTUESVE
1- Dorëheqjen e qeverisë
2- Shfuqizimin e statusit dhe te kuadrit ligjor për statusin strategjik
3- shfuqizimin e paketës se maleve
4- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për zonat e mbrojtura
5- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për trashëgimin kulturore shqiptare


