“Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”- Sot dita e pestë e protestës qytetare kundër projektit në Zvërnec

Aktualitet

“Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk

Sot në orën 18:00 zhvillohet protesta e pestë në kundërshtim të projektit të ndërtimit të resortit në zonën e mbrojtur në Zvërnec.

Organizatorët duket se kanë menduar një strategji të ndryshme sot, ku ndryshe nga 4 ditët e para që kanë protestuar para Kryeministrisë, sot do të mblidhen para Kuvendit.

“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme.

Qytetarët e kanë bërë të qartë se kjo protestë është jashtë politikës dhe kjo është vënë re edhe gjatë protestave të mëparshme ku qytetarët thërrisni “Rama n’burg, Berisha n’burg’.

Tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalikë, gjë që nuk i ka penguar qytetarët të bashkohen pas përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë me piper nga autobotet.

Në kor, protestuesit artikuluan një sërë sloganesh, mes tyre thirrje për dorëheqje të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk

ME TE LEXUARAT