Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: Banorët më keqkuptuan! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese…

Aktualitet

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: Banorët më

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë, ku foli edhe për Paketën e Maleve.

Rama tha se banorët e kishin keqkuptuar deklaratën e tij për legalizimin e objekteve në Theth, duke sqaruar se bëhej fjalë vetëm për ndërtesat ekzistuese dhe jo për ndërtime të reja pa leje.

“Është tërësisht e pavërtetë dhe ju jeni dëshmitarë. Unë nuk kam ardhur këtu dhe kam thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se i legalizojmë. Unë kam thënë që do të legalizojmë këto ekzistueset, duke filluar nga ndërtimet e vjetra”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, pas vizitës së tij në Theth pati një shtim të ndërtimeve pa leje, pasi disa banorë menduan se objektet e reja do të përfshiheshin në procesin e legalizimit.

“Ajo që ndodhi ishte që pas vizitës sime shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme aty. Meqë po e legalizojmë, thanë hajt se po futemi. U arrit të goditej kartolina botërore e Thethit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrjet pa leje kishin cenuar pamjen e një prej zonave më të njohura turistike të Shqipërisë, duke përmendur edhe zonën pranë kishës së Thethit.

ME TE LEXUARAT