Rama “shkund” edhe qarkun e Tiranës, porositë për Kamzën, Rrogozhinën, Vorën dhe Kavajën: Rifreskoni stafin

Aktualitet

Rama “shkund” edhe qarkun e Tiranës, porositë për

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme deputetët e Qarkut të Tiranës si dhe drejtuesit politik në vend dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, mbledhje e dytë pas asaj të zhvilluar 10 ditë më parë për shqetësimet e qytetarëve.

Rama mbajti fjalën e cila u bë me kamera dhe e hapur për publikun, ndërsa zgjati edhe pas mbylljes së dyerve.

Burimet për media zbulojnë se kryesocialisti Rama u ka lënë detyrë drejtuesve të qarqeve të nisin punën për të rifreskuar stafet e bashkive në bashkitë qendër qarku, duke përjashtuar këtu Tiranën për shkak të specifikës që ka me një kryetare të komanduar.

Kryeministri Rama ka kërkuar gjithashtu t’u hiqen licencat të gjitha zyrave të noterive dhe avokatisë që ofrojnë shërbime e-Albania me pagesë për pensionistët.

Rama ka kërkuar që ky shërbim të ofrohet falas nga bashkia, duke nisur nga bashkitë qendër qarku me një model që do të bëhët së shpejti publik.

Nis takimi i Ramës me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, të pranishëm dhe drejtuesit politikë të qarqeve ! Ja ç’pritet të ndodhë

 

ME TE LEXUARAT