VIDEO / Kush është burri që trembi kushërinjtë e tij me fishekë në derë dhe mesazhin drithërues? Emri

I dyshuari është Ardian Muka, 56 vjeç. Sipas hetimeve, kushëririt të tij iu la në portë një fishek dhe një letër kërcënuese, ndërsa kërkohej shuma prej 300 mijë eurosh
Tiranë – Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e zbuluar në Vorë, ku një 56-vjeçar dyshohet se kërcënoi kushëririn e tij dhe familjarët e këtij të fundit, duke i kërkuar 300 mijë euro.
I arrestuari është Ardian Muka, 56 vjeç, banues në Vorë.
Sipas të dhënave, kushëriri i tij, E. M., kishte gjetur në portën e banesës në fshatin Gërdec një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese. Nëpërmjet mesazhit i kërkohej të dorëzonte shumën prej 300 mijë eurosh, ndërsa kërcënimet dyshohet se drejtoheshin edhe ndaj familjarëve të tij.
Pas hetimeve, dyshimet u përqendruan te Ardian Muka, i cili u arrestua.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën municion luftarak, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes dhe një telefon celular.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në kërcënimin ndaj familjes.
56-vjeçari po hetohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, shpërthyese dhe municionit”.


