Rama: Ndjekje penale për policët dhe inspektorët që tolerojnë ndërtimet pa leje

Politikë

Rama: Ndjekje penale për policët dhe inspektorët që

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një mesazh të prerë për punonjësit e shtetit që mbyllin sytë para ndërtimit pa leje. Ai deklaroi se çdo ndërtim i paligjshëm që bëhet në mënyrë të hapur e të vazhdueshme, përbën bashkëfajësi nga ana e autoriteteve që nuk reagojnë.

“Ndërtimet pa leje me javë e muaj në sy të të gjithëve dhe askush nuk i denoncon, kjo është bashkëfajësi. Do ketë ndjekje penale për çdo punonjës policie apo inspektor që luan me dy porta,” tha Rama.

Ai theksoi se policia e shtetit nuk është përgjegjëse për lejet, por ka detyrim të verifikojë ekzistencën e tyre. Ndërkohë, policia bashkiake dhe inspektorët e ndërtimit janë subjekt i hetimeve penale në rastet kur firmosin akte të kontrollit në mënyrë të paligjshme.

“Ka ardhur koha të marrin përgjegjësi të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe kanë lejuar këtë anarki ndërtimore,” shtoi kryeministri.

ME TE LEXUARAT