Rama batuta në takimin me kryebashkiakët në Durrës: Pjerin, nënkryetarët shumë të lodhur... mezi po i mbani në krah

Kryeministri Edi Rama po zhvillon që prej paradites së sotme një mbledhje më të gjithë kryetarët e bashkive në vend, të djathtë e të majtë, teksa ka kritikuar një për një të gjithë kryebashkiakët për detyrat e neglizhuara.
Ndërkohë Rama ka shpalosur gjithashtu dhe planin e ri të punës që do të zhvillohet në qytet, konkretisht për lirimin e hapësirave publike të zëna joligjërisht nga pronat e bizneseve dhe të vëna në shërbim të tyre për qëllime përfitimi.
Duke mos lënë pas as batuat, Rama i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu duke i kërkuar shkarkimin e të gjithë nënkryetarëve duke i cilësuar si të lodhur dhe se institucioni tashmë ka nevojë për një rifreskim.
Edi Rama: Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah.


