I dënuar për vrasje dhe drogë, sekuestrohen pasuritë e 32-vjeçarit në Tiranë

Aktualitet

I dënuar për vrasje dhe drogë, sekuestrohen pasuritë e

Pesë pasuri me vlerë rreth 875 mijë euro janë sekuestruar në Tiranë nga një 32-vjeçar i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Vendimi u mor nga Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë. Pasuritë janë të regjistruara në emër të të riut ose të familjarëve të tij.

Të sekuestruara janë:

2 garazhe

1 apartament

1 truall

1 biznes

32-vjeçari ndodhet në burg dhe dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale. Hetimet vijojnë për pasuri të tjera.

ME TE LEXUARAT