Pas Aulon Kalasë, Partia Demokratike ankimon në Kolegjin Zgjedhor rezultatet e qarqeve Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan

Aktualitet

Pas Aulon Kalasë, Partia Demokratike ankimon në Kolegjin Zgjedhor

Partia Demokratike ka dërguar në Kolegj Zgjedhor rezultatet e parlamentareve të 11 Majit për qarqet e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Elbasanit.

Kjo nuk është hera e parë që Partia Demokratike që ankohet në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, por të gjitha kërkesat janë rrëzuar.

Përveç PD-së, në Kolegj është ankuar dhe kandidati për deputet i opozitës në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i cili pretendon se votat e tij janë vjedhur nga brenda opozitës dhe i janë kaluar ish-prokurorit Arian Ndoja, i cili ka fituar karrigen e deputetit.

Që prej fillimit opozita ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare duke theksuar se zgjedhjet janë të manipuluara dhe se Partia Socialiste ka përdorur pushtetin dhe krimin për të fituar zgjedhjet.

ME TE LEXUARAT