Publikohen pamje nga arrestimit i Sokrat Vatës/ "Hoqi qafe" 20-vjeçarin francez në Ksamil (VIDEO)

Aktualitet

Publikohen pamje nga arrestimit i Sokrat Vatës/ "Hoqi qafe"

Mediat kanë siguruar pamje të arrestimit të Sokol Vatës, truprojës që vrau me thikë 20-vjeçarin francez në beach bar-in “Principotes” në Ksamil.

29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti.

Viktima e ngjarjes është Migel Mendes, i cili kishte ardhur për të festuar, pasi mbrëmë lokali organizonte festë me DJ francez. I riu gjendej në shoqërinë e disa shokëve dhe u përfshi në konflikt për një vajzë. Sherri u përshkallëzua deri në vrasje.


Autori është Sokrat Vata, 29 vjeç, banues në Has dhe i punësuar si truprojë në “Principotes”. Sipas hetimeve paraprake, 20-vjeçari është nxjerrë ne pjesën e jashtme të lokalit, pas shezlongeve dhe është goditur me thikë nga 29-vjecari.

 

ME TE LEXUARAT