Prrenjas/ Qytetarët dalin sërish në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin: “Mos na braktisni!”

Aktualitet

Prrenjas/ Qytetarët dalin sërish në protestë,

Qytetarët e Prrenjasit protestuan sërish këtë fundjavë kundër reformës territoriale e cila parashikon bashkimin me Librazhdin.

Duke renditur arsyet pse Bashkia duhet të qëndrojë ata kërkuan reflektim në mënyrë që vendi mos shkojë drejt braktisjes së mëtejshme.

Sipas banorëve të Prrenjasit, asnjë nga arsyet e renditura në dokumentin e paraqitur nuk qëndron. Performanca e bashkisë, resurset natyrore dhe kulturore japin të gjitha arsyet që Prrenjasi të qëndrojë.

 

ME TE LEXUARAT