Protestuesit shkatërrojnë makinën e policisë te Kuvendi, thyejnë xhamat

Vijnë përplasjet e dhunshme në protestën para Kuvendit, teksa disa protestues po thyejnë xhamat e makinave të policisë. Ata hodhën gurë, më pas morën gardhe metalike dhe i përplasën mbi makinë, disa herë. Policia ka ndërhyrë duke bërë edhe arrestimin e disa prej tyre, e po ashtu me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Situata u tensionua nisi pasi një grup protestuesish u afruan pranë kordonit të policisë, duke shkaktuar përplasje dhe shtyrje me efektivët e rendit. Pas përdorimit të sprajit irritues dhe gazit lotsjellës, një pjesë e protestuesve u tërhoqën përkohësisht. Në vendngjarje vijon prania e shtuar e forcave të rendit, ndërsa situata mbetet e tensionuar pranë Kuvendit.


