"Rama sulmon protestën: 'Korja e zezë prodhon vetëm dhunë fizike. Edhe pak durim, pastaj vjen reflektimi
Lajmifundit
/
2 Korrik 2026, 20:59
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit.
Me anë të një postimi në “X”, Kryeministri shkruan se kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës.
“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre!
Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”, shkruan Rama.


