Protesta e 24 janarit, vendosen barriera metalike në dyert e kryeministrisë

Aktualitet

Protesta e 24 janarit, vendosen barriera metalike në dyert e

Një ditë para protestës kombëtare të paralajmëruar nga Partia Demokratike, lëvizjet rreth godinës së kryeministrisë në Tiranë janë intensifikuar.

Mbrëmjen e së premtes, në hyrjet kryesore të institucionit janë vendosur barriera metalike dhe elementë të tjerë sigurie, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të protestës.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është parë duke u larguar nga zyra e tij pas orës 20:00 ndërkohë që më herët, Policia e Tiranës njoftoi planin e masave të sigurisë dhe rrugët që do të bllokohen gjatë zhvillimit të tubimit./euronews

ME TE LEXUARAT