“Protesta e 23-të radhazi për largimin e kryeministrit, qytetarët nisin marshimin: ‘Rama, jep dorëheqjen!

Ka nisur marshimi i protestës së 23-të radhazi të qytetarëve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Pas deklaratave para kryeministrisë, me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit po lëvizin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa mesazhi kryesor i tyre vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.
“Rama jepe dorëheqjen”, është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve.
Kjo është protesta e 23-të që zhvillohet në Tiranë, ndërsa protestuesit kanë deklaruar më herët se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në realizimin e kërkesave.
Gjatë ditëve të fundit, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë kanë bërë publike kërkesat e tyre, mes të cilave dorëheqja e qeverisë, krijimi i një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime institucionale.


