“Projekt i jashtëzakonshëm!”/ Rama REAGON për Zvërnecin: Nesër do flas unë, përgëzoj policinë për reagimin...

Aktualitet

“Projekt i jashtëzakonshëm!”/ Rama REAGON për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot (31 maj) në lidhje me zhvillimet e fundit në Zvërnec të Vlorës.

Me anë të një postimi në platformën X, ai shprehet se do të flasë nesër në orën 10:00 për këtë çështje, teksa përgëzoi reagimin e Policisë së Shtetit dhe qëndrimin e mbajtur për situatën.

“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës”, shprehet ai mes të tjerash.

Kryeministri nënvizon se qasja e qeverisë është toleranca zero ndaj paligjshmërive dhe cënimit të besimit të publikut nga uniformat blu.

“Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura. *Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht”, shkruan kreu i qeverisë.

 

ME TE LEXUARAT