PLAS sherri te “Farije Hoti”, Asllan Dogjani përplaset për një votë me anëtarin e KAS

Aktualitet

PLAS sherri te “Farije Hoti”, Asllan Dogjani përplaset për

Kandidati i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është përplasur paraditen e kësaj të hëne me një prej anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Burime për mediat bëjnë me dije se kjo ngjarje është regjistruar në pallatin e sportit “Farije Hoti” aty ku dhe prej ditësh tanimë po vijon procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Ka qenë Dogjani ai i cili ka shpërthyer ndaj anëtarit të KAS, Ilir Rusmali dhe shkak është bërë një votë të cilën anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosën që ta shpallën të pavlefshëm.

Kandidati i demokratëve me tone të ashpra dhe të larta ka kërkuar që vota e tij të shpallet e vlefshme, mirëpo anëtarët e KAS e konsideruan si pavlefshme pasi si rrjedojë nuk plotësonte kushtet e vendosura për të qenë një votë pro demokratit.

Kujtojmë se procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës startoi mëngjesin e 18 qershorit. Ky proces pritet që të zgjasë për 10 ditë, ndërkohë që më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit dhe në fund do të jenë qendrat e votimit të Durrësit ato të cilat do të hapen për t’u rinumëruar.

Sakaq theksojmë se procesi i rinumërimit do të shtrihet për rreth 1 muaj dhe po realizohet me 24 grupe pune dhe 63 punonjës të administratës zgjedhore ku nuk do të përjashtohen vëzhguesit e 3 subjekteve politike që kanë ankimuar vendimin.

Ndërkohë që vlen të theksohet se deri më tani nuk ka pasur asnjë surprizë në kuti dhe se nuk janë “vërtetuar” akuzat e demokratëve se votat iu vodhën brenda “sojit” të tyre.

ME TE LEXUARAT