Tragjike/ Nusja vritet natën e dasmës, dhëndri në gjendje të rëndë

Bota

Tragjike/ Nusja vritet natën e dasmës, dhëndri në gjendje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pranë qytetit Avignon në juglindje të Francës, ku një nuse 27-vjeçare u vra me armë natën e dasmës së saj. Sulmi ndodhi në fshatin Goult, kur persona të armatosur dhe të maskuar hapën zjarr ndaj çiftit që po largohej nga festa. Dhëndri 25-vjeçar dhe një fëmijë 13-vjeçar mbetën të plagosur rëndë, raporton AFP.

Një nga autorët e dyshuar u vra në përplasjen me armë, ndërsa të tjerët u larguan në këmbë. Policia ka nisur një operacion të gjerë me pjesëmarrjen e një helikopteri për kapjen e tyre.

Dyshohet se sulmi lidhet me larje hesapesh për çështje droge. Në momentin e ngjarjes në sallë ndodheshin 28 persona, dhe një grua tjetër pësoi lëndime të lehta. Salla ishte rezervuar që në mars nga persona jashtë komunës.

Kryetari i bashkisë dhe banorët e fshatit me rreth 1,000 banorë janë shprehur të tronditur, duke shprehur frikën se kjo ngjarje do të njollosë emrin e vendit të tyre të qetë.

ME TE LEXUARAT