Pas Pano Sokos, largohet nga “Nisma Thurje” edhe Rigerta Loku, zbulon arsyen

Aktualitet

Pas Pano Sokos, largohet nga “Nisma Thurje” edhe Rigerta Loku,

Pas Pano Sokos, edhe kandidatja e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Rigerta Loku është larguar nga “Nisma Thurje”.

Në një prononcim për Top Channel, ajo u shpreh se arsyet janë debatet e fundit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Sipas Lokut, të dyja palët mbajtën qëndrime të gabuara në këtë çështje.

“Arsyeja është shkaku i të gjitha ngjarjeve që kanë vijuar mes dy subjekteve kohët e fundit.

Nuk jam aspak dakord se si vijuan punët pas marrjes së mandatit. Qëndrimet kanë qënë të gabuara, kush më shumë e kush me pak, nga të dyja palët. Unë mund të mbaja qëndrim kundrejt Nismës, dhe atë bëra”, tha Loku.

 

 

ME TE LEXUARAT