Skandal i madh me FBI, hetim për sulm kibernetik, janë vjedhur të dhënat e agjentëve

FBI-ja ka nisur një hetim pas pretendimeve të grupit kriminal kibernetik ShinyHunters se ka vjedhur të dhëna sensitive të mijëra punonjësve të Byrosë Federale të Hetimit.
Hakerët pretendojnë se kanë siguruar emra, funksione, numra identifikimi, adresa, numra telefoni dhe të dhëna familjare.
Ndërkohë, mediat amerikane kanë verifikuar se një pjesë e mostrave të publikuara duket se përputhet me të dhëna reale, por origjina e tyre ende nuk është konfirmuar.
FBI-ja thotë se është në dijeni të këtyre pretendimeve dhe po heton nëse është komprometuar vetë infrastruktura e saj apo sistemet e një kompanie të tretë që ofron shërbime për zyrën e punësimit në FBI.
Grupi pretendon se ka shfrytëzuar një dobësi në një sistem dhe kërkon që FBI-ja të tërheqë një njoftim të mëparshëm, në të cilin e përshkruante grupin si një aktor kërcënues.


