Pankartat ironizuese ndaj qeverisë: Çmimet në qiell, pagat në tokë! Ku po na çoni, more shokë?!

Aktualitet

Pankartat ironizuese ndaj qeverisë: Çmimet në qiell, pagat

Në ditën e 84-t të protestës qytetare, krahas thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë shpalosur edhe pankarta me mesazhe ironizuese dhe kritika ndaj qeverisë.

Mes pankartave të shfaqura gjatë protestës ishin: “Qeveri teknike, jo maskaradë politike!”

Ndërsa një tjetër pankartë ironizonte situatën ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesës: “Çmimet në qiell, pagat në tokë! Ku po na çoni, more shokë?!”

Qytetarët u mblodhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 84-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kastës politike, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë

 

ME TE LEXUARAT