Ngjarje e rëndë në Indi/ Mbytet anija me 24 persona në bord, vetëm dy arrijnë të shpëtojnë

Bota

Ngjarje e rëndë në Indi/ Mbytet anija me 24 persona në bord,

Anija “Ocean Winner”, me flamur panamez, është mbytur në brigjet lindore të Indisë, ndërsa Roja Bregdetare Indiane ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi për anëtarët e ekuipazhit.

Në bordin e anijes ndodheshin 24 persona. Deri tani janë shpëtuar vetëm dy prej tyre, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për 22 të tjerët.

Sipas të dhënave të Rojës Bregdetare Indiane, ekuipazhi përbëhej nga 20 shtetas kinezë, tre shtetas të Myanmarit dhe një shtetas i Bangladeshit.

“Ocean Winner” po transportonte xeheror hekuri kur u mbyt. Autoritetet indiane nuk kanë përcaktuar ende shkakun e incidentit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po kontrollojnë zonën për të gjetur personat që mund të kenë përdorur varkat e shpëtimit pas mbytjes së anijes. Operacioni vijon, ndërsa autoritetet po mbledhin informacion për rrethanat e incidentit.

 

 

ME TE LEXUARAT