kryeministri Rama publikon pamje nga ‘Festivali i Dritave’ në Durrës/ Për tre ditë rresht ‘elektrizoi’ qytetin
Lajmifundit
/
22 Gusht 2026, 21:15
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ‘Festivali i Dritave’ në Durrës, i mbajtur në datat 17, 18 dhe 19 gusht.
Për tre ditë Durrësi u kthye në një skenë të artit, muzikës dhe dritës, me “Festivalin e Dritave” që u mbajt në sheshin Liria.
Aktiviteti niste nga ora 20:00 dhe zgjaste deri në mesnatë. Për të pranishmit u prezantua një program që ndërthur historinë dhe të ardhmen e qytetit, përmes performancave muzikore, valleve popullore, kërcimit modern, kuartetit të harqeve, shfaqjeve akrobatike, videove dhe fotografive të Durrësit të vjetër.


