Operacioni i SPAK, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të policisë dhe pronari i biznesit në Durrës (EMRAT)

Aktualitet

Operacioni i SPAK, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të policisë
Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, është vënë në pranga në kuadër të operacionit të SPAK lidhur me hetimet për Ergys Agasin.

Gjithashtu është arrestuar edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës. Ndërkohë po zhvillohen edhe kontrolle në zonën e Shkozetit në Durrës.

Embro Sulejmani, është biznesmeni durrsak i cili njihet si administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, ky i fundit u prangos këtë të martë në kuadër të hetimeve për dosjen e cila njihet tanimë si afera e AKSHI-t.

Sulejmani u arrestua me urdhër të SPAK, kërkesë e cila është miratuar pasditen e djeshme nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përpos banesës së Ilir Prodës dhe Vlora Hysenit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, si në Tiranë, po ashtu edhe në zonën e Shkozetit.

Dy prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani kanë kërkuar një sërë masash sigurie, për zyrtarë e ish-zyrtarë, përfshirë dhe njerëz të Policisë së Shtetit.

 

ME TE LEXUARAT